Kompania ‘Primatex’ është tashmë pjesë e industrisë të lavanderive me një staf me eksperiencë mbi 20 vjeçare. Gjatë kësaj kohe ne kemi fituar një reputacion të lartë për cilësinë e shërbimit që u ofrojmë klientëve tanë dhe standardit të kujdesit që u jepet rrobave që trajtojmë.
Me kalimin e kohës dhe me përparimin e teknologjisë, ne kemi bërë të sigurtë të investojmë në pajisjet moderne të përpunimit, duke bërë të mundur që të ofrojmë standardet më të larta të shërbimit duke mbuluar një trajtim ditor të pesë mijë (5000) deri në gjashtë mijë (6000) palë tekstile të llojeve të ndryshme qofshin ato xhinse, pantallona të të gjitha materialeve, apo bluza, këmisha, fustane etj.
Teknik larjeje ose kimist kemi zotin Kanello Kristuli, me eksperiencë mbi 30 vjeçare në këtë fushë, në fabrika të ndryshme brënda dhe jashtë vendit duke përfshirë: Poloni, Bullgari, Greqi, Rumani, Shqipëri. I specializuar dhe me eksperiencë në të gjitha llojet e larjeve, trajtimeve dhe ngjyrosjeve të tekstileve.
Përveç kësaj, ne kemi investuar fuqishëm që të kemi një ekip të përkushtuar, të cilët ndjekin të njëjtin qëllim, për t’u siguruar klientëve tanë eksperiencën më të mirë dhe më profesionale.